fbpx

Rrahje 4 me 4 në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë – Konflikti që kishte filluar që tre ditë

Rrahje 4 me 4 në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë – Konflikti që kishte filluar që tre ditë

Rrahja që filloi para tre ditëve në mes dy grupeve ku ishin të përfshirë 8 persona, vazhdoj sot për të përfunduar me gakderdhje.

Ngjarja kishte ndodhur në lagjen Mati 1 në Prishtinë, përkatësisht në rrugën Muharrem Fejza, shkruan Insajderi.com

Lexues të Insajderit kanë treguar se konflikti kishte fillluar nga kafiteria ku ishin duke qëndruar. Personat e përfshirë ishin kryesisht të moshës 20 vjeçare e që njiheshin si tipa problematik të lagjes.

Rrahja kishte përfunduar me therrje dhe si pasojë një person përfundoi në emergjencë.

Flora Ahmeti, zyrtare për media e policisë nga rajoni i Prishtinës i ka thënë Insajderit se një person 16 vjeçar, i gjinisë mashkullore, ka mbetur i lënduar nga një thikë.

Sipas Ahmetit, i mituri është dërguar për tretman mjekësor ndërsa njësitet policore janë duke u marrur me rastin.