Rrahje mes disa personave në qendër të Prishtinës

Rrahje mes disa personave në qendër të Prishtinës

Disa persona janë përfshirë të premten mbrëma në një përleshje fizike në Prishtinë, njofton Insajderi.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.

Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova shihen tre persona duke e rrahur një tjetër.

Insajderi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm./Insajderi.com