Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës

Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës

Policia njofton se dy të burgosur kanë sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në Burgun e Dubravës dje rreth orës 11:15.

Sipas raportit të Policisë, palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.