
Katër persona janë arrestuar të premtën nga Policia e Kosovës pasi ishin përfshirë në një përleshje në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, njofton Insajderi.
Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“Nga informacionet e para raportohet se si pasojë e një aksident i ndodhur rreth ores 21:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Pestovë, personat e përfshirë në aksident ishin përfshi në rrahje ndërmjet veti, Policia kanë reaguar me urgjencë ndërkohë që katër persona jane arrestuar”, tha Zahiti.
Tutje, ai njoftoi se njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin./Insajderi.com