Rrahje në mes të gjashtë personave në Malishevë

Rrahje në mes të gjashtë personave në Malishevë

Gjashtë persona në Malishevë janë përfshirë ditën e djeshme në një rrahje, me që rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Adem Jashari kur tre persona kanë sulmuar tre të tjerë të cilët pësuan lëndime.

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte. Rasti është duke u hetuar edhe më tutje nga Policia e Kosovës./Insajderi.com