Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë se është i zhgënjyer me golin e pësuar në fund të ndeshjes ndaj Danimarkës, që vendosi rezultatin përfundimtar të takimit 2-2. Rrahmani, në një prononcim pas përfundimit të takimit, ka deklaruar se Kosova pësoi golat nga “disa gabime të thjeshta”, të cilat sipas tij, mund të ishin evituar me lehtësi.
“Danimarka e ka mbajtur më shumë topin edhe pse ne kemi pasur kundërsulme dhe gjysmë-kundërsulme. Por ata kanë treguar që janë të gatshëm për këtë ndeshje, jo siç kanë deklaruar para ndeshjes,” tha realizatori i golit të parë të “Dardanëve.”
Ai ka shtuar se “edhe pse barazuam, të gjithë jemi të zhgënjyer me rezultatin sepse e kishim rezultatin dhe kur e ke rezulatin kur barazon ose humb normalisht që nuk je i kënaqur me barazimin.