Rrëfehet Lulzim Berisha – Tregon se si u përfshi në biznesin e fajdeve

Rrëfehet Lulzim Berisha – Tregon se si u përfshi në biznesin e fajdeve

Kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për veprën penale “fajde”, mashtrim dhe pjesëmarrje si dhe organizim të grupit kriminal”, në një rrëfim ekskluziv për InDoks, e ka mohuar një gjë të tillë.

Ai është shprehur se i vetmi faj që ka bërë është që ka ndërmjetësuar për një mik të tij, rreth një borxhi që ai kishte ndaj njërit nga anëtarët e grupit të Dalip Brahimit.

“S’kisha ditë as qysh me ja fillu. Unë jam arrestuar me 20 janar. Në bazë të prokurorisë qysh thojnë ata edhe pse unë s’kam asnjë akuzë prej kërkujt, as nuk jam i përfshirë, për pos që përfshina në një rast, ku ka të bëjë me ndërmjetësim. Kjo është çka muj me shpejgu unë gjithë”, është shprehur Berisha për InDoks.

Berisha thotë se nuk është marr asnjëherë me fajde, kjo për shkak të reputacionit që ai gëzon

“Unë asnjëherë nuk jam marrë me fajde, as nuk mrrina. Jam njeri me reputacion. Gëzoj reputacion të madh.  Flas edhe në kohën e luftës. Është një pjesë që kam kontribuar pak për këtë shtet. Kam qenë ushtar i luftës çlirimtare të Kosovës. Është hera e parë ose e dyta që e flas publikisht, Gjithmonë i përgjigjna shtetit. Tash për akuzën, e dinë edhe prokurori që nuk qëndron. Nuk jam marrë me asnjë veprimtari që ka të bëjë me fajde ose që kam jep fajde”, ka thënë ndër të tjera Berisha.

Kujtojmë që, Lulzim Berisha ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për  veprën penale fajde, mashtrim dhe pjesëmarrje si dhe organizim të grupit kriminal, ku ishte i përfshirë edhe djali i Sabit Gecit, Albani.

Insajderi kishte raportuar se në mesin e të arrestuarve nën dyshimin për fajde, ka qenë edhe  Lulzim Berisha.

Përveç tij,  të arrestuar kishin mbetur edhe Dalip Brahimi, djali i tij Rrahim Brahimi dhe Ismet Salihu./ Insajderi.com