Rrëfehet Mourinho në intervistën e parë: Ja çka do të jap te Tottenhami

Rrëfehet Mourinho në intervistën e parë: Ja çka do të jap te Tottenhami

Jose Mourinho ka dhënë intervistën e parë, në ditën që u emërua trajner i klubit londinet Tottenham Hotspur.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, tekniku portugez u emërua si pasues i Mauricio Pochettinos te klubi, transmeton Insporti

Mourinho, në të kaluarën kishte menaxhuar klubin tjetër londinez, Chelsea, dhe kishte drejtuar edhe Manchester Unitedin.

Me Chelsan kishte arritur që të fitojë tre tituj të Premierligës, në dy periudha të ndryshme.

“Nuk mund të isha më i lumtur dhe po mos të isha aq i lumtur sa që jam, nuk do të isha këtu”, ka thënë Mourinho në intervistë për SpursTV.

Tutje, portugezi tregoi se çka premton se do t’i dhurojë klubit londinez.

“Çka mund të premtoj? Pasion. Pasion të vërtetë. Pasion për punën time, por gjithashtu edhe për klubin, kështu kam qenë gjatë gjithë karrierës dhe dua të tentoj, natyrisht, të bëj çdo gjë për t’i sjellë lumturi çdokujt që e do këtë klub”, tha ndër të tjerash Mourinho.

Ai ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë te klubi i famshëm anglez deri në fundin e sezonit 2022-23. /Insporti.com/