fbpx

Rrëfehet personi që i pari e kuptoi rastin e përdhunimit të 16 vjeçares nga Drenasi

Rrëfehet personi që i pari e kuptoi rastin e përdhunimit të 16 vjeçares nga Drenasi

InDoks, ka realizuar një dokumentar për rastin e përdhunimit të 16 vjeçares nga Drenasi. Aty përveç viktimës, kanë folur edhe personat që e hetuan këtë rast.

VIDEO

Ndër ta është edhe Gazmend Halilaj – ish-pjastar i Policisë së Kosovës.

Punoi aty edhe në Departamentin e Informacionit dhe Analizës ose siç njihet si inteligjenca e policisë.

Gazmend Halilaj tash është avokat. Është personi i parë që e shty përpara rastin e nxjerrës në dritë të dhunimit të të miturës nga Drenasi. Ai për InDoks ka dhënë një rrëfim ekskluziv.

VIDEO

“Informatat i kanë ardhë nga persona të cilët kanë qenë të besueshëm, persona të ndërgjegjshëm, persona me vlera të larta etike, morale, personale, familjare, profesionale. Andaj te unë ka qenë në aspektin profesional me i ndërlidh ato, me i sinkronizu dhe në mënyrë të tërthort me ra në kontakt me tani të dëmtuarën e cila për mua është një herionë, në asnjë aspekt nuk kisha menduar ta quaj ndryshe pos një herionë e cila ka ra në duart e një personi të pandërgjegjshëm”, ka thënë Halilaj.

Për të parë dokumentarin e plotë, klikoni këtu

VIDEO

InDoks | E përdhunuar nga shteti

InDoks | E përdhunuar nga shtetiIshte një publikim i Insajderit që ktheu gjithçka në rrugën që do të duhej: Që drejtësia të merrej me këtë krim të shumëfishtë ndaj një të miture nga një familje e varfër në një qytezë të pazhvilluar. Në Drenas.Historia e këtij rasti, tashmë dihet. Por, cilat janë prapaskenat e krejt këtij fenomeni? Sa është Policia e Kosovës, si institucion, e zhytur në krim? Si u mbyll rasti i profesorit të dyshuar për pedofil në Prokurori? Cilat janë lidhjet e policit të dyshuar si pedofil, po ashtu, me biznesmenë të fuqishëm? Kush e nisi krejt këtë rast dhe çka po bënë Inspektorati Policor? Këto dhe shumë përgjigjet do të mësohen në këtë dokumentar të InDoks me autor Visar Duriqi.Pjesë të pa publikuara të rrëfimit të viktimës, intervista ekskluzive me njerëz që e nisën rastin e ata që po e hetojnë dhe publikimi i dokumenteve të panjohura për publikun do të jenë pjesë të këtij dokumentari.Është një dokumentar për dhunën e shtetit kundër një vajze të vetme.Por, që mund të mos jetë rasti i vetëm i këtyre përmasave.

Posted by InDoks on Sunday, 10 February 2019