Rrëfimi i Beqajt për “Dosjen e Shefave”: Si u punësua bashkëshortja e Grabovcit

Rrëfimi i Beqajt për “Dosjen e Shefave”: Si u punësua bashkëshortja e Grabovcit

Një nga personazhet kryesore të serisë së përgjimeve të publikuara nga Insajderi në “Dosjen e Shefave”, Hajdar Beqa, deputet i PDK-së dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Gjakovës, ka folur sërish për aferën e tij sa ka qenë kryeshef i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”.

Beqa në Interaktiv të KTV-së ka mohuar ato që fliten qartë në Dosjen e Shefave.

dosjen VI, Ilhami Gashi personi që ka marrë pjesë në shumicën e paneleve për zgjedhjen e anëtarëve të Bordeve të kompanive publike, agjencive të pavarura dhe institucioneve tjera, i tregon Adem Grabovcit se e kishte në tavolinë kontratën e bashkëshortes së tij.

Ilhami Gashin, ishte anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndërsa Beqa ishte kryeshef në “Ibër-Lepenc” aty ku është punësuar bashkëshortja e Grabovcit.

Por Beqa në Interaktiv mohoi se ka ndikuar në  punësimin e bashkëshortes së Grabovcit por nuk e mohoi se ka punësuar të tjerë njerëz.

“Ne kemi punësuar shumë njerëz, dhe në mesin e njerëzve është edhe bashkëshortja e Adem Grabovcit”, ka thënë Beqa.

Ai më pas është mburrur se ka punësuar mbi 70 veta brenda një viti.

“Në kohën kur kam qenë kryeshef i “Ibër-Lepenc-it” për 5 vite në atë periudhë nuk kam pasur asnjë ankesë në asnjë institucion. Kemi punësuar rreth çdo vit kam marr 70 punëtor sezonal dhe ndihem shumë mirë që kam mundur ti marr në punë”, ka thënë Beqa.

Për bashkëshorten e Grabovcit, Beqa ka thënë se ka qenë punësim i rregullt.

“Nuk e kam punësuar unë, sepse ka pasur konkurse publike dhe është zgjedhur”, ka thënë ai.

Madje Beqa thotë se Grabovci kurrë nuk e ka thirrur atë për punësimin e bashkëshortes së tij.

“Kurrë në jetën e vet Grabovci nuk ka thirr për bashkëshorten e tij e as për dikë tjetër”, ka thënë ai.

Sipas Beqajt, zonja Grabovci ka qenë një nga zyrtaret në “Ibër-Lepenc” që nuk i ka raportuar atij si kryeshef.

“Ndihem shumë mirë që ju kam ndihmuar për të hyrë në punë”, tha ai.

Beqaj shtoi se asnjëherë nuk është thirrur nga prokuroria dhe se sipas tij “Dosja e Shefave” është përdorur politikisht kundër njerëzve të përfshirë në atë aferë./Insajderi.com