Rrëfimi i dëshmitarit që shpëtoi nga masakra e Izbicës

Rrëfimi i dëshmitarit që shpëtoi nga masakra e Izbicës

Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë në Izbicë të Skënderajt. Nga kjo masakër ku sot po shënohet 19-vjetori, kishte shpëtuar Milazim Hetemi.

Vetëm pak ditë pas masakrës, Hetemi kishte rrëfyer për mediet e huaja tmerrin e kësaj masakre në këtë fshat të Drenicës.

Ai kishte treguar se si serbët kishin mbledhur meshkujt e fshatit duke i dërguar në një kodër e më pas i kishin vrarë, ndërsa Hetemi kishte shpëtuar duke rënë mbi trupat e të vrarëve e duke u shtirë si i vdekur, transmeton Magazina.al

I mbijetuari i masakrës më pas ka qenë edhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës në gjykimin ndaj Millosheviqit.