fbpx

Rrëfimi i dy personave për ngacmim seksual nga Michael Jakson – televizioni që do ta transmetojë

Rrëfimi i dy personave për ngacmim seksual nga Michael Jakson – televizioni që do ta transmetojë

Kanali 4 do të publikojë dokumentarin kontrovers rreth Michael Jakson pavarësisht ankesave të familjes së tij.

“Leaving Neverland” është emri i dokumentarit i cili fokusohet tek dy burra që kanë deklaruar se super ylli i muzikës pop ka abuzuar me ata kur ishin fëmijë.

Familja e këngëtarit të ndjerë i ka kërkuar televizionit të mos e shfaqin, duke thënë se regjisorët nuk kërkuan për një përgjigje për këto akuza, shkruan Insajderi.

Në anën tjetër, producentët e filmit thanë se kanë ndjekur procedurat e duhura dhe se shikuesit janë ata që do të gjykojnë për drejtësinë e dy viktimave të intervistuara.

Familja e këngëtari i është drejtuar me një letër këtij kanali duke thënë:

“Unë mendoj se ne të gjithë mund të pajtohemi se këto akuza false të bëra në dokumentarin tuaj, janë akuza të rëndësishme”, citonte letra.

“Është vështirë të imagjinosh një akuzë më të rëndësishme që mund të bëhet drejtë dikujt”

Leaving Neverland do të shfaqet në kanalin 4 me 6 dhe 7 mars dhe do të përfshije intervista me Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët ishin të moshës 7 dhe 10 kur këngëtari u shoqërua me ata dhe familjet e tyre.

Kanali 4 tha se filmi e përfshinë një përgjigje për akuzat në formë të dëshmisë për të gjitha mohimet e këngëtarit.

“Nuk është e pazakontë që  viktimat e dhunës seksuale të jenë në gjendje të tregojnë ndodhit e tyre më vonë në jetë”

Dokumentari u shfaq muajin e kaluar në festivalin e filmit Sundance, dhe ka qenë i mbrojtur nga drejtori i tij, Dan Reed.

“Kushdo që e sheh filmin e kupton që është vetëm për të treguar dy historitë specifike të këtyre individëve dhe familjeve të tyre, dhe ky është fokusi për të cilin ne jemi shume krenar”- ka thënë ai./Insajderi.com