Rrëfimi i Met Elashnit ditën kur ishte plagosur nga dy persona në qendër të Prishtinës

Rrëfimi i Met Elashnit ditën kur ishte plagosur nga dy persona në qendër të Prishtinës

Menaxheri i OneRecords, Met Elshani para tre muajsh kishte treguar për Gazetën Insajderi se si ishte  plagosur nga dy persona derisa ishte duke shkuar tek berberi në lagjen Dardania në Prishtinë.

Elshani kishte thënë se nuk i njeh personat që e plaguan dhe se në kohën kur ndodhi ngjarja ishte duke shkuar te berberi.

“Kanë  qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, kishte thënë për Insajderin Met Elshani.

Elshani ka pranuar edhe tretman mjekësor pas të shtënave me armë zjarri.

Ndërsa sot, Adhurim Lepaja personi i cili dyshohet se ka plagosur, Mehmet Elshanin, Gazeta Insajderi mëson se është arrestuar pasditen e sotme.

Insajderi  ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, ku ka treguar se përvec Lepajës është arrestuar edhe një i dyshuar i dytë me inicialet D.K.

Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për Insajderin se dy të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 16:30 në rrugën, Fehmi Agani në Prishtinë.

“Rreth orës 16:30 nga njësiti i reagimit të shpejt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë janë arrestuar dy perosna me inicialet  A.L dhe D.K të cilët kanë qenë në kërkim policor për një rast “tentim vrasje”. Aktualisht hetuesi janë duke ndërmarr të gjitha masat konform autorizimeve ligjore, ndërkohë që personat e dyshuar janë duke u intervistuar”, ka thënë Ahmeti për Insajderin. /Insajderi.com