fbpx

Rrëfimi i pejanit që dyshon se të afërmit ja vodhën 35 mijë euro dhe ja thyen dhëmbët

Rrëfimi i pejanit që dyshon se të afërmit ja vodhën 35 mijë euro dhe ja thyen dhëmbët

Kujtim Alidemaj nga Peja është në hall me grabitësit. Për një muaj në këmborën e tij të parave tri herë e kanë sulmuar grabitësit.

Ai pretendon se të hënën grabitësit atij i kanë vjedhur një shumë prej 35 mijë euro. Për këto vjedhje ai dyshon tek të afrimit e tij.

“Për qitu në shpi mas shumti po dyshojmë të rrethit familjarë qitu po bon vaki edhe ata të rrethi t familjarë që më plaçkitin prandaj nuk po muj me thanë unë kurgjo”, ka thënë Alidemaj në një intervistë për Klan Kosovën.

Përveç dëmeve financiare ai thotë se ka pësuar edhe lëndime trupore.

“Krejt dhomt i kam të thym që më kanë ra boksa më kanë ra përmas dy herë”, ka thënë Alidemaj që aktualisht është duke kërkuar ndihmë sociale.