Nxënësit e shkollës “Ramadan Rexhepi” u nisën për t’ia dhënë lamtumiren e fundit bashkëmoshatarit të tyre, 13-vjeçarit Adriaktik Ajvazi, i cili u gjet i varur e pa shenja jetë në stallën e shtëpisë të martën pasdite.
Kujdestarja e të ndjerit, Mirjeta Kashtanjeva, thotë se nuk kishte vërejtur ndonjë shqetësim te nxënësi i saj.
Fjalë të mira për 13-vjeçarin që u vetëvra, kanë edhe bashkëmoshatarët e tij.
Bile njëri nga ta tregon se ishte takuar me të ndjerin, pak orë para se ai të vetëvritej.
“Jam taku në ora katër pasdite, jemi dalë me biçikleta, si gjithë”, ka thënë njëri nga bashkëmoshatarët.
“Ka qenë djalë i mirë, nuk u halit, s’ka pas probleme me askënd”, është shprehur njëri nga shokët e 13 vjeçarit.
Ndërkohë nga dhimbja e madhe askush nga familjarët nuk ka pasur forcë të flasë.
Por, mbrapa saj kanë thënë se i ndjeri ishte fëmijë i hareshëm dhe gjatë gjithë ditës kishte qenë duke u shëtitur me biçikletë.
Me rastin tani po merret Prokuroria e Ferizajit.
Adratik Ajvazi është varrosur në varrezat e fshatit mesditën e së mërkurës dhe ka lënë mbrapa edhe dy vëllezër tjerë.