Rrëfimi i trishtë i mjekut shqiptar në Itali: Njerëzit përshëndeten me familjarët sikur të ishte hera e fundit

Rrëfimi i trishtë i mjekut shqiptar në Itali: Njerëzit përshëndeten me familjarët sikur të ishte hera e fundit

Mjeku shqiptar në Itali, Taned Demaj, rrëfen situatën e dhimbshme që po kalon vendi fqinj nga koronavirusi, duke treguar se “familjarët u japin lamtumirën te pragu i derës personave që shtrohen në spital.

Demaj është mjek urgjence në Novara i cili shkon dhe merr pacientët e sëmurë në banesa.

Për këtë ai tregoi në një lidhje për Abc News edhe anën më të trishtë të kësaj historie.

“Shumë prej pacientëve që marrim me auto-ambulancë nuk kthehen më në shtëpi, pasi koronavirusi u merr jetën. Kjo sëmundje i detyron shumë njerëz të vdesin të vetëm në spitale. Tashmë njerëzit janë koshientë dhe përshëndeten me familjarët e tyre sikur të ishte hera e fundit, kur i merr stafi mjekësor”, ka thënë ai.

Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan edhe 756 njerëz të vdekur nga koronavirusi. Në total ka shkuar në 10.779 numri i përgjithshëm i jetëve të shuara.