fbpx

Rrëfimi për martesën e 22-vjeçares shqiptare me 44-vjeçarin serb

Mediumi amerikan, Vice News, ka shkruar një reportazh rreth fenomenit të martesave të grave shqiptare në Serbi. Burrat serb, siç shkruan Vice, paguajnë një ndërmjetësuese të martesave për të arritur deri tek një grua shqiptare.

Rrëfimi për martesën e 22-vjeçares shqiptare me 44-vjeçarin serb

Në fshatrat serbe mungojnë gratë e reja, ndërsa në fshatrat shqiptare mungojnë djemtë e rinj.

Në Serbi, dhjetëra fshatra po vdesin shpejt. Veçanërisht gratë e reja po largohen nga fshatrat në shpresë për një jetë më të mirë në qytete ose jashtë saj. Sipas regjistrimit të fundit, rreth 370 fshatra në vend nuk kanë pasur lindje gjatë dekadës së fundit, shkruan Vice News.

Në përgjithësi, popullsia e Serbisë është ndër më të vjetrat në Evropë, ku 17.4 për qind e 7,2 milion njerëzve të saj janë mbi 65 vjeç, përcjell Insajderi.

Burrat e rinj që vendosin të qëndrojnë në fshatrat e tyre, e bëjnë këtë për arsye që të ruajnë tokat e familjeve së tyre, për t’u kujdesur për fermat e tyre dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Me kaq pak gra përreth, është e vështirë për shumë prej tyre të gjejnë një partnere. Si rezultat, kjo kërkesë ka krijuar një treg për martesa, të cilët i gjejnë këtyre burrave nuset në Shqipëri.

Fshatrat e Shqipërisë po shpopullohen me shpejtësi gjithashtu, por në rastin e Shqipërisë është ndryshe.  Meshkujt kryesisht janë duke u larguar nga vendi për të gjetur punë jashtë vendit dhe gratë e reja mbeten vetëm.

Vera është njëra nga ndërmjetësueset e martesave. Çmimi për shërbimet e saj është 2.200 euro, ku klientët e saj duhet të shesin asetet e tyre për të bërë marrëveshje me Verën. Milovani, është një burrë 44 vjeçar serb i cili ka paguar Verën për t’i gjetur një nuse shqiptare, pasi që ai nuk dëshiron të rritet i vetëm dhe pa fëmijë.

Vera solli Milovanin në Shqipëri, për të takuar një nuse të mundshme, Evën 22-vjeçare. Takimi ishte bërë në shtëpinë e xhaxhait të Evës, dhe ajo në takim kishte sjellë nënën, gjyshen dhe vëllanë e saj. Grupi menjëherë hyri në negociata për një martesë të mundshme.

Familja e Evës donte të sigurohej se sa asete dhe para kishte Milovani, ndërkohë që shqetësimi i vetëm i Milovanit ishte nëse ajo ishte në gjendje të mbante fëmijët e tij.

Në moshën 22-vjeçare, Eva i frikësohej idesë se duhet ta kalonte jetën si gruaja e pamartuar e fshatit, vajza që askush nuk donte të martohej.

Siç duket martesa me serbin është alternativa më e mirë për Evën, edhe pse ajo la familjen e saj, për t’u martuar me një burrë sa dy herë mosha e saj dhe për të shkuar në një vend ku nuk njihte as një njeri dhe nuk fliste asnjë fjalë të vetme serbe. /Vice News – Insajderi.com

Milovani takon gjyshën  e nusës së tij, Evës, në qytetin e Shkodrës. Vera, në mes të të dyve, është ndërmjetësuesja. Ajo fitoi me sukses 2,200 dollarë për këtë bashkim të çiftit.

Negociatat ndërmjet familjes së Evës dhe Verës (djashtas). Eva është vajza me bluzën ngjyrë rozë dhe të bardhë.

Familjarët kremtojnë pasi arritën marrëveshje, dhe mundësuan martesën.

Eva duke vështruar të fejuarin e saj.

Milovani shpenzoi 600 euro për një unazë ari, për një qafore dhe për një orë.

Nëna e Evës (djathas) dhe gjyshja e saj (majtas) i thonë lamtumirë Evës në ditën që Milovani e mori atë për në Serbi.

Eva përshëndetet me familjen e saj, me dajën e saj përkrah.

Eva dhe Milovani në ulësen e pasme të një furgoni, gjatë rrugë për në Serbi.

Eva hyn për herë të parë në shtëpinë e Milovanit, në një fshat serb pranë qytetit Arilje.

Milovani, Eva, dhe nëna e Milovanit pranë një tavoline buke

Dhoma e fjetjes së çiftit. Sipas traditave shqiptare, nusja dhe dhëndri nuk mund të flejnë bashkë në natën e parë të martesës.