Rrëfimi i veteranit që vrau Bin Ladenin: Me një plumb ia qava kokën në dysh

Rrëfimi i veteranit që vrau Bin Ladenin: Me një plumb ia qava kokën në dysh

Robert O’Neill, 41 vjeçar një veteran i dekoruar i ushtrisë amerikane mori pjesë në më shumë se 400 misione të veçanta ushtarake, në librin e tij përshkruan disa detaje nga momentet më të rëndësishme në karrierën e tij, duke përshkruar kështu momentin kur pa vetën e tij ballë për ballë me terroristin Bin Laden, të cilin O’Neill thotë se e qëlloi në kokë.

Në shtëpinë e Bin Laden’it në të cilën ai fshihej prapa një dere të rreme të cilën O’Neill kishte arritur ta zbulonte thotë se kur hyri brenda në të pa gruan e Bin Ladenit e cila ishte e mbështetur me trup për burrin e saj, duke u munduar ta mbronte atë.

“Na thanë se me siguri do ta gjejmë Khalid bin Laden’in, djalin 20 vjeçar të Osamës, i cili me siguri do të ishte atje i armatosur deri në dhëmb dhe duke u munduar ta mbrojë babanë e tij. Gjithashtu na thanë “Nëse e gjeni Khalid’in, në një kat më lartë sigurtë do të gjeni edhe Osamën.”- shkruan O’Neill në librin e tij “The Operator”.

O’Neill thotë se ashtu ndodhi, së pari kanë hasur në Khalid’in i cili me habi kishte pyetur “Çfarë po ndodhë? Ngase nuk ishte dhe shumë i sigurt se i kemi gjetur, ishte në gjendje shoku”.

“Kur hyra në dhomë, pash gruan e tij e cila ishte mbështetur për trupin e Osamës në mënyrë që ta mbronte atë. Ai ishte shumë i hollë në trup dhe më shtatlartë se sa që e kisha paramenduar. Kishte mjekërr të shkurtë dhe flokë të zbardhura. Nuk ka rezistuar aspak, e kam gjuajtur 2 herë në kokë deri sa i është ndarë koka në dysh”.- rrëfehet për herë të parë marinsi amerikan i cili vrau Osama Bin Ladenin.