Rregulla të reja për hyrjen e prodhimeve serbe në Kosovë

Rregulla të reja për hyrjen e prodhimeve serbe në Kosovë

Me vendimin e qeverisë për rritjen e taksës ndaj produkteve serbe, ka ndryshuar edhe mënyra e hyrjes së produkteve të këtij shteti në Kosovë.

Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e miratuar nga qeveria, ku është kërkuar ndalimi i hyrjes së produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet.

“Obligohet Dogana e Kosovës, që ta ndalojë importin dhe hyrjen në treg të të gjitha produkteve që në etiketën e tyre kanë përmbajtjen e: Importues/ Distributor/Përfaqësues/Prodhues apo edhe ndryshe, për në  “Kosovë e Metohi”, “Kosov UNIK”, Kosovo 1244”, sikurse edhe tea to që përdorin vetëm emrat e qyteteve pa emrin e shteti”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Qeveria ka kërkuar nga MTI-ja që të largohen nga tregu të gjitha këto produkte me etiketa të tilla, që janë në kundërshtim me shtetësinë e Kosovës.

“Obligohet Dogana e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe VBeterinarisë, dhe institucionet t etjra të zbatojnë masa të njejta ndaj Serbisë dhe Bosnjës sa i përket dokumenteve e certifikatave që kërkohen për tregti”, thuhet tutje në vendim.

Qeveria gjithashtu ka kërkuar që ky vendim të zbatohet menjëherë. /Insajderi.com