Rrëmbehen 14 punëtorë në Libi

Rrëmbehen 14 punëtorë në Libi

Komisioni Libian për të Drejtat e Njeriut tha se një grup i armatosur ka rrëmbyer 14 punëtorë nga Tunizia pranë Tripolit.

Ata u rrëmbyen ndërsa punonin në rafinerinë e naftës në Zavia, në perëndim të Libisë.

Rrëmbyesit, një grup i armatosur, emri i të cilit nuk është shpallur, kanë kërkuar lirimin e një të burgosuri libian në Tunizi për kontrabandën e drogës.

Ministria Tuniziane e Punëve të Jashtme njoftoi se punëtorët u rrëmbyen të enjten.

Në Libi mbretëron kaos që nga vrasja e liderit Moamer el-Gaddafi, në vitin 2011.