Rrëmbehet një vajzë e mitur nga ish i dashuri

Rrëmbehet një vajzë e mitur nga ish i dashuri

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën një vajzë e mitur është rrëmbyer me dhunë, nga ish-i dashuri i saj në Prishtinë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tij të tipit “Mercedes”.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se viktima femër e mitur është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Raportohet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Mercedes. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Insajderi.com