Rrëmbimi i qenve të Lady Gagas-s: Pamje të reja tregojnë sulmin e tmerrshëm ndaj kujdestarit të qenve

Rrëmbimi i qenve të Lady Gagas-s: Pamje të reja tregojnë sulmin e tmerrshëm ndaj kujdestarit të qenve

Departamenti i Policisë në Los Anxhelos po shqyrton videon e tmerrshme  që tregon dy individë duke sulmuar kujdestarin e qenve të Lady Gaga-s, duke hapur zjarr ndaj tij dhe më pas duke u larguar nga skena me dy bulldogët francezë të këngëtares, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Kjo video është pjesë e provave që detektivët po shqyrtojnë me kujdes.

Pamjet, të regjistruara nga një kamerë e sigurisë së një shtëpie, tregojnë kujdestarin e qenve në Sierra Bonita Avenue në Hollywood të mërkurën në mbrëmje kur makinë ngadalëson dhe ndalet pranë tij. Të paktën dy persona mund të shihen duke dalë nga automjeti dhe i afrohen atij. Në video, viktima dëgjohet duke bërtitur “jo, jo” ndërsa lufton me sulmuesit.

Një burrë shihet duke bllokuar viktimën, pasi tjetri duket se drejton një armë. Ndërsa bie një e shtënë me armë zjarri, viktima shihet duke rënë prapa ndërsa burrat vrapojnë për tek makina.

“O Zot, o Zot, më ndihmoni”, dëgjohet të bërtas kujdestari i qenve, pak para se të nisë makina. Ai dëgjohet duke thënë se ai është qëlluar në zemër dhe mushkëri dhe se të dy qentë janë vjedhur ndërsa fqinjët nxituan ta ndihmonin. /Insajderi.com