Rrënohen objektet e kazinove në Karaçevë

Rrënohen objektet e kazinove në Karaçevë

Pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë, sot me datë 19.09.2020 janë duke u rrënuar objektet e kazinove që vepronin ilegalisht, njofton Insajderi.

Gjatë këtij aksioni deri tash janë arrestuar 33 persona lidhur me veprimtari kriminale.

Rreth 11 objekte janë të paligjishme që janë duke u rrënuar./Insajderi.com