Rreth 107 mijë raste me COVID-19

Rreth 107 mijë raste me COVID-19

106 mijë e 939 infeksione me COVID-19 janë regjistruar që nga 13 maji i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia në Kosovë.

Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, regjistroi edhe 25 raste nga 2.333 mostra.

Po atë ditë u raportua edhe një vdekje, me çka numri i personave që kanë humbur jetën nga kjo pandemi shkoi në 2.226.

Bilanci i të shëruarve po rritet, 196 sosh ishin në njëzetekatër orët e fundit e 99.824 në total.

Kjo ka ndikuar që rastet aktive të bien në 4.889.

Përkundër së gjatë ditës së fundit kishte më pak infeksione, krahasuar me ditët e kaluara. Prishtina vazhdon të jetë çdoherë në krye të listës së komunave me më së shumti raste të paraqitura.

Pesë infeksione u raportuan në kryeqytet nga IKShPK, të hënën. /Insajderi.com