
Me rritjen e numrit të rasteve pozitive me Coronavirus në Kosovë, është rritur edhe shifra e rasteve aktive, njofton Insajderi.
13 mijë e 726 persona vazhdojnë jenë të infektuar me këtë virus në vend, derisa 87 mijë e 981 raste pozitive me Coronavirus janë regjistruar deri më tani në Kosovë.
1 mijë e 840 raste të vdekjes janë shënuar në vendin tonë që nga shfaqja e rasteve të para në marsin e vitit të shkuar.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 72.415 raste. /Insajderi.com