Rreth 3 milionë njerëz të infektuar me koronavirus në botë

Rreth 3 milionë njerëz të infektuar me koronavirus në botë

Koronavirusi po vazhdon përhapjen e tij në të gjithë botën, ku deri tash mbi 2.9 milionë raste janë të konfirmuara në 185 vende, sipas një numri zyrtar nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Të dhënat e universitetit treguan se numri i vdekjeve arriti në 203.332, ndërsa numri i njerëzve që u shëruan në 824,002, transmeton Klan Kosova

 

Një total prej 2.900.422 raste janë regjistruar në të gjithë botën, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rajoni më i goditura me numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve – respektivisht më shumë se 939,200 dhe afro 54,000.

 

Ndërsa Italia për numrin e vdekjeve është vendin e dytë me 26.384 viktima, teksa Spanja është e dyta për numrin e të infektuarve me  mbi 223,700.

Kujtojmë se virusi u përhap për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar.