Rreth 40 mijë të infektuar me COVID-19 deri tash në Kosovë

Rreth 40 mijë të infektuar me COVID-19 deri tash në Kosovë

Afër 40 mijë qytetarëve janë infektuar me COVID-19, saktësisht 39.596 që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po ashtu ka raportuar 11 vdekje të reja, të martën. 1.016 të infektuar e kanë humbur betejën me Coronavirusin.

Të shëruar llogariten të jenë 25.001 me 574 të atyre që kaluan virusin gjatë ditës së fundit.

Ndërsa tani rastet aktive janë 13.579, njofton Insajderi.

Prishtina mbetet vatra e Coronavirusit, vetëm të hënën u raportuan edhe 179 raste të reja, pasuar nga Gjilani me 63 sosh. /Insajderi.com