Rreth 400 minatorë të Trepçës e Artanës në grevë

Rreth 400 minatorë të Trepçës e Artanës në grevë

Rreth 400 minatorë të Minierës së Trepçës dhe Artanës kanë hyrë në grevë, meqë të njëjtin nuk kanë marrë as pagën e plotë të muajit janar, njofton Insajderi.

Greva e tyre ka filluar nga dita e sotme, ndonëse është paralajmëruar para disa ditëve, meqë punëtorëve nuk i janë përmbushur kushtet bazë.

Mustafë Asllani nga Sindikata e re e Trepçës, ka thënë për Gazetën Online Insajderi se i gjithë ndërrimi i parë i të dyja minierave, i cili mund të ketë rreth 400 minatorë.

“Nuk e di saktë se sa është numri por është ndrrimi i parë komplet, Duhet të jetë rreth 400 punëtorë”, tha ai.

Asllani tutje sqaroi se bëhet fjalë për 30 për qind të pagës së janarit e cila nuk është dhënë.

Sipas tij, greva nuk do të përfundojë derisa të alokohen mjetet financiare.

“Është në pyetje 30 për qind e pagës së janarit, ndërsa greva pritet të zgjatë derisa të alokohen mjetet”, ka thënë Asllani.

Minatorët e Trepçës dhe të Kishnicës që nga 1 marsi kanë hyrë në grevë. Arsyeja e grevës është mosmarrja e pagës së plotë për muajin e kaluar dhe paga e këtij muaji. /Insajderi.com