59 mijë e 931 raste positive me Coronavirus kanë rezultuar në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur për herë të parë COVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani një mijë e 492 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.
Kështu bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilëve tutje thuhet se numri i rasteve aktive me COVID-19 është gjashtë mijë e 231 raste.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 52 mijë e 208 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 285 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 260 pacientë. /Insajderi.com