Rreth 63 mijë të infektuar me COVID-19

Rreth 63 mijë të infektuar me COVID-19

62.782 qytetarë janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.

Të martën u regjistruan edhe 234 raste të reja dhe u shëruan 209.

Numri i të shëruarve arriti në 54.440, përcjell Insajderi.

Ndërsa me dy rastet e fundit të vdekjes, totali i atyre që humbën betejën me COVID-19 shkoi në 1.528.

Deri më 9 shkurt raste aktive janë 6.814.

Sa i përket vatrës së pandemisë mbetet Prishtina, vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fundit raportoi 109 infeksione të reja. /Insajderi.com