Rreth 80 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19

Rreth 80 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19

Rreth 80 mijë vaksina janë dhënë deri më tash në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu ka njoftuar Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”.

“Është duke vazhduar procesi i vaksinimit në sallën “1Tetori”, po ashtu edhe në nivel vendi me dozën e parë dhe me dozën e dytë të njëjtën kohë, aktualisht deri në këto qaste që ne flasim vetëm në sallën 1 Tetori kemi 460 vaksina të aplikuara, ndërsa nëse i referohemi nivel vendit, kemi rreth 1300 vaksina të aplikuara”, ka thënë ai.

Kosova ka siguruar deri më tash 178 mijë vaksina. Por, me kontratën me “Pfizer” priten të vinë edhe mbi një milionë e 200 mijë. /Insajderi.com