Rreth një mijë raste aktive me COVID-19 vetëm në Prishtinë

Rreth një mijë raste aktive me COVID-19 vetëm në Prishtinë

Numri i rasteve aktive me Coronavirus në kryeqytet është rritur me rritjen e numrit të infektimeve ditore në vend, njofton Insajderi.

Nga gjithsej dy mijë e 332 raste aktive me COVID-19, 941 janë të regjistruara vetëm në komunën e Prishtinës.

Shifra këto që janë publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. E shkak i COVID 19, sipas kësaj pasqyre vetëm në komunën e Prishtinës kanë vdekur 83 persona, kurse janë shëruar katër mijë e 851 të tjerë.

Pas Prishtinës, me më së shumti raste aktive është komuna e Gjilanit. 220 raste aktive janë në komunën e Gjilanit, ndërsa 60 raste janë në komunën e Ferizajt. /Insajderi.com