Rreth një milionë viktima në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë

Rreth një milionë viktima në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë

Në mbarë botën, mbi 32 milionë raste infektimesh janë regjistruar, që nga përhapja e pandemisë në nivel global, transmeton Insajderi.

Sipas shifrave të fundit, që ka prezantuar faqja “Worldmeters”, janë regjistruar edhe rreth një milionë persona që kanë humbur jetën me koronavirusin.

Nga këto të dhëna që dalin nga ajo faqe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeson renditjen sa i përket infektimeve dhe vdekjeve, e pasuar nga India, pastaj Brazili dhe Rusia.

ShBA ka konfirmuar mbi shtatë milionë ratse infektimesh, ndërsa mbi 200 mijë persona kanë humbur jetën.

Shteti aziatik, India ka regjistruar mbi pesë milionë raste infektimesh, dhe dikur afër 92 mijë vdekje. Në anën tjetër, shteti latino – amerikan, Brazili ka regjistrua rreth 4.6 milionë raste pozitive dhe afër 140 mijë të vdekur.

Në Evropë, Spanja ka më së shumti persona të infektuar me 704 mijë raste, ndërsa Britania e Madhe prin me raste të vdekjeve me 41 mijë raste të vdekjeve nga Covid-19. /Insajderi.com