Rreziku nga rriqrat, banorët detyrohen ta kontrollojnë vetveten

Rreziku nga rriqrat, banorët detyrohen ta kontrollojnë vetveten

Qytetarët e komunave të rrezikuara nga rriqrat detyrohen që çdo mbrëmje të kontrollojnë vetveten në mos janë pickuar nga rriqrat gjatë ditës.

“Për çdo mramje e kontrollojmë vetveten në mos jemi të pickuar nga rriqrat” tha një qytetar i Komunës së Malishevës.

Instituti i Shëndetit Publik ka shënuar 127 raste të pickimit nga rriqrat, edhe pse thonë se i kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e etheve hemorragjike.

Deri më tash janë raportuar gjithsej 393 raste të pickimit nga rriqrat. Numri më i madh i rasteve është në komunën e Malishevës, me 129 raste, Suhareka 83 raste, Klina me 53 raste, dhe Rahoveci me 32 raste.

E në komunën e Malishevës ende po bëhet dezinfektimi selektiv.

Ndryshe, në Klinikën Infektive janë shënuar 18 raste të pickimit.

Klinika efektive dhe instituti i shëndetit publik bëjnë thirrje për qytetarët të kenë kujdes nga rriqrat, pasi që po afrohen muajt më problematik.

Instituti i Shëndetit Publik bënë thirrje që qytetarët të mos qëndrojnë shumë gjatë pa nevojë në vende si livadhe të pakositura dhe me shkurre, por nëse patjetër duhet të frekuentojnë këto vende, atëherë duhet të mbulohen me rroba që mbulojnë pjesët e trupit ku mund të pickohen nga rriqrat, dhe nëse vëreni se jeni pickuar nga rriqrat, afrohuni urgjentisht në qendrën më të afërt mjekësore.