Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës më në fund ka reaguar rreth zhvillimeve politike në vend, shkruan Insajderi.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka bërë thirrje që të luftohet ndaj koronavirusit dhe jo ndaj njëri-tjetrit.
Në këtë mënyrë Osmani ka thyer heshtjen duke treguar pse nuk ka nënshkruar pro mocionit të iniciuar nga partia e saj, LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Sipas nënkryetares së LDK-së tani nuk është koha që luftojnë njëri-tjetrin por koronavirusin.

Dy ditë më parë kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e partisë krejt kjo pasi Albin Kurti, kryeministri i Kosovës shkarkoi nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu – njërin nga figurat kyçe të LDK-së.
Këtë veprim të Kurtit, Mustafa e cilësoi si thyerje të marrëveshjes së koalicionit qeverisës teksa tani kanë marrë nënshkrimet për thirrur seancën për mocionin e votë besimit ndaj Qeverisë Kurti.
“Nga ora në orë po rritet numri i të infektuarve me koronavirus”, është kjo deklarata e Veliut, e cila sipas Kurtit bëri që t’a marrë vendimin për shkarkim të tashmë ish-ministrit Veliu.
Përveç, Vjosa Osmanit kundër këtij mocionin janë edhe tre deputetët e LDK-së Haxhi Avdyli, Fatmir Rexhep e Ardian Shala./Insajderi.com