Rrëzohet aeroplani me furnizime mjekësore, 8 të vdekur

Një aeroplan është rrëzuar në aeroportin ndërkombëtar në Manila të Filipineve, duke vrarë të tetë njerëzit që ishin në bord.

Rrëzohet aeroplani me furnizime mjekësore, 8 të vdekur

Aeroplani shpërtheu në një top gjigand zjari gjatë ngritjes dje rreth orës lokale 20.30 (12.30 sipas kohës sonë).

Të tetë njerëzit që gjendeshin në bordin e aeroplani të vogël që udhëtonte drejt Haneda në Japoni, pësuan.

Aeroplani ishte angazhuar nga qeveria dhe mbante furnizime mjekësore për krizën e koronavirusit.

Pamjet nga vendi i përplasjes tregonin flakë të mëdha teksa shërbimet e emergjencës afroheshin për të dhënë ndihmë.
Më vonë dolën dhe pamjet e mbetjeve të avionit,i cili ishte shkatërruar tërësisht së bashku me një pjesë të asfaltit të pistës./tch.