Rrëzohet aeroplani më modern ushtarak rus SU-57 për shkak të defektit

Incidenti ndodhi 120 kilometra larg aeroportit “Xhomgi” në afërsi të Komsomoljskut në Amur gjatë testimit të motorit.

Rrëzohet aeroplani më modern ushtarak rus SU-57 për shkak të defektit

Në Lindjen e Largët të Rusisë, në afërsi të Komsomoljskut në Amur është rrëzuar aeroplani T-50 (SU-57), është kumtuar në administratën e rajonit të Habarovskit, lajmëron gazeta ruse Sputnjik.

Fluturakja nuk ishte pronë e ushtrisë ruse, por e fabrikës ushtarake “Gagarin” e cila prodhon aeroplanë.

Incidenti ndodhi 120 kilometra larg aeroportit “Xhomgi” në afërsi të Komsomoljskut në Amur gjatë testimit të motorit.

Piloti u katapultua, e më pas helikopteri MI- 8 e shpëtoi. Në çfarë gjendje është piloti, aktualisht nuk është e njohur.

Ekspertët janë në kërkim të kutisë së zezë. Versioni zyrtar për momentin është prishja në aeroplan dhe gabimi i pilotit.

Aeroplani SU-57 është aeroplani rus i gjeneratës së pestë. Fluturimi i parë i këtij aeroplani u realizua në vitin 2010. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka porositur 76 aeroplanë të tillë./Insajderi.com.