Rrëzohet avioni zviceran në Austri, humbin jetën dy persona

Rrëzohet avioni zviceran në Austri, humbin jetën dy persona

Një aeroplan i vogël u rrëzua, dy persona humbën jetën të dielën në mëngjes në Innsbruck të Austrisë. Identiteti i tyre mbetet ende  i panjohur, shkruan albinfo.ch.

Aeroplani kishte zbritur së pari në aeroport, siç njoftoi policia. Më pas kishte flturuar sërish, por pastaj fluturakja shpejt humbi lartësinë dhe ishte rrëzuar.

ORF citoi  Klaus Hohenauer nga departamenti i trafikut të vendit, i cili tha se aeroplani shumë shpejt pas fluturimit ishte rrëzuar.

Fakti që avioni erdhi nga Zvicra nuk do të thotë që dy burrat ishin shtetas zviceranë, sipas policisë, përcjell albinfo.ch.