fbpx

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, ka edhe të vdekur

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, ka edhe të vdekur

Katër ushtarë kanë humbur jetën të hënën në Turqi, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një lagje të banuar në pjesën aziatike të Stambollit.

Helikopteri ra mes një kompleksi banesash, për fat të mirë pa shkaktuar viktima në radhët e civilëve.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulanca dhe ekipe shpëtimi që bën izolimin e zonës dhe nxorën trupat nga helikopteri.

Guvernatori i Stambollit, Ali Jerlikaja konfirmoi bilancin e viktimave, por tha se shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura.