Rrezohet një helikopter privat në Greqi

Rrezohet një helikopter privat në Greqi

Një helikopter privat, ku përveç pilotit, ka pasur edhe dy persona, nga shkaqe deri tani të panjohura, u rrëzua pasdite në afërsi të ishullit grek Poros, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Zëdhënësi i shërbimit bregdetar grek, Nikos Lagadinos, duke folur për televizionin shtetëror ERT, tha se sipas informatave të para, në helikopter ka pasur tre persona, piloti, i cili është grek dhe dy udhëtarë, shtetas të huaj.

Helikopteri është nisur nga vendi Galatas përballë ishullit Poros, ndërsa destinacioni i fundit ka qenë aeroporti athinas “Elefterios Venizelos”.

Lagadianos tha se në aksionin e shërbimit bregdetare grek në vendin ku u rrëzua helikopteri, janë gjetur mbetje, por jo edhe kabina.

Sipas informatave të para jozyrtare, helikopteri me siguri është përplasur në një largpërçues dhe u rrëzua në pjesën detare të ishullit Poros, që gjendet 58 kilometra në jug të portit athinas Pireas. Pas rrëzimit të helikopterit, në ishull në ndërprerje është furnizimi me energji elektrike.