Rrëzohet një MIG-29 në Azerbajxhan: Piloti zhduket

Një aeroplan luftarak MIG-29 ka rënë në Detin Kaspik, ndërsa piloti është zhdukur, ka kumtuar Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.

Rrëzohet një MIG-29 në Azerbajxhan: Piloti zhduket

Hetimet janë në zhvillim dhe kërkimi i pilotit po bëhet në Detin Kaspik. Është formuar edhe komisioni për hetimin e këtij rasti.

Sipas informatave që janë për momentin në dispozicion, piloti në një moment më nuk është dëgjuar nëpërmes sistemit të komunikimit gjatë një fluturimi trajnues, rreth orës 10 të mbrëmjes sipas kohës lokale.

“Më 24 korrik, rreth orës 22, një aeroplan MIG-29 i Forcave Ajrore të Azerbajxhanit i cili ishte në fluturimin trajnues përnjëherë u zhduk nga radari. Sipas rezultateve preliminare të hetimeve aeroplani ka rënë në Detin Kaspik, është kumtuar nga ushtria e Azerbajxhanit./Insajderi.com.