Gjatë ditës së djeshme dy vëllezër janë rrahur mes vete për një kontest pronësor në Prishtinë ka njoftuar policia e Kosovës.
Rastin në polici e ka raportuar babai i tyre duke thënë se pas rrahjes ata kanë pësuar lëndime trupore.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar, ka bërë të ditur policia.
“Prishtinë, 26.10.2019 – 00:20. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor dy djemtë e tij janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com