Rriten kërkesat për avionë privat si pasojë e koronavirusit

Rriten kërkesat për avionë privat si pasojë e koronavirusit

Kërkesat e pasagjerëve ndaj operatorëve të avionëve privat kanë pësuar rritje të madhe si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.

Kompanitë ajrore të cilat udhëtojnë nga Kina jashtë saj dhe anasjelltas, kanë bllokuar brenda ose jashtë vendit udhëtarët.

Personat me të ardhura të mira, po kërkojnë avionë privat për të aranzhuar fluturimet e tyre pavarësisht kostos së lartë.

Por kompanitë, po detyrohen t’i kthejnë mbrapsht kërkesat e klientëve pasi që kanë mungesë të aeroplanëve dhe punëtorëve në dispozicion.

Darin Voyles nga kompania “Paramount Business Jets” me bazë në Australi, ka thënë se e kanë vërejtur një rritje të konsiderueshme të kërkesave ndonëse një pjesë e madhe e tyre nuk po mund të realizohet si shkak i mungesës së aeroplanëve.

Ndërsa zyrtarë të “MyJet Asia” nga Singapori, kanë thënë se kanë parë një rritje prej 80-90% në muajin e fundit.
“Një numër i madh i njerëzve janë larguar për vitin e ri kinez dhe tani po hasin në vështirësi që të kthehen në Kinë”, ka thënë shefi ekzekutiv i MyJet Asia, Logan Ravishkansar.
Shumë prej tyre kanë kërkuar që të kthehen në Pekin, Shangai dhe Hong Kong.

“Por ne jemi tepër strik në lidhje me vendet se ku udhëtojmë, pasi që kompanitë ajrore nuk na lejojnë neve të futemi në zonën e tyre pavarësisht parave”, ka shtuar ai.