Rriten tensionet Turqi – Greqi, heqin flamurin grek nga ishulli

Rriten tensionet Turqi – Greqi, heqin flamurin grek nga ishulli

Forcat detare turke kanë ndërhyrë në një ishull shkëmbor të diskutueshëm mes tyre dhe Greqisë për të ulur prej andej një flamur grek

Lajmi është në të gjitha mediet greke, të cilat i referohen një deklarate të kryeministrit turk Binali Yildirim, i cili tha se gjatë ditës së sotme trupat turke kishin zbritur në ishull duke hequr prej aty flamurin grek.

“Në një ishull shkëmbor, ishte vendosur flamuri grek. Forcat tona ndërhynë dhe bënë atë që duhej bërë duke e hequr flamurin grek prej aty. Ftojmë Greqinë të sillet si një komshi i mirë”, u shpreh Yildirim, ndërsa deklarata është shpërndarë menjëherë në të gjitha mediet e rajonit për shkak të klimës së tensionuar mes dy shteteve.