Rritet numri i fëmijëve që lindin pa duar dhe pa krahë – cila mund të jetë arsyeja?

Rritet numri i fëmijëve që lindin pa duar dhe pa krahë – cila mund të jetë arsyeja?

Një grup i prindërve dhe doktorëve u takuan dje në Paris për të diskutuar rreth problemit se pse shumë fëmije në Francë kanë lindur pa duar dhe krahë, shkruan Insajderi.

Ata u mblodhën dje për herë të parë për të diskutuar defektin misterioz në lindje, të njohur si reduktimi i gjymtyrëve të sipërme, fenomen ky i cili është shpërndarë në shumë vende mediterane.

Shkencëtarët janë munduar të identifikojnë dhe analizojnë se çfarë gjendet pas këtij problemi.

Gjatë 15 viteve të fundit, më shumë se 20 fëmijë kanë lindur ne tre regjione duke përfshirë edhe Britaninë, me krahë të deformuar apo pa krahë fare.

Sipas Shëndetit publik në Francë , rreth 150 fëmijë lindin çdo vit me defekte të gjymtyrëve.

Nuk dihet ende arsyeja, mirëpo mendohet të jetë diçka që këto gra kanë ngrënë, pirë apo nuhatur.

Hulumtuesit po mundohen të gjejnë nëse familjet e prekura me këtë rast kanë diçka të përbashkët.

Shumë të ndryshme nëna të këtyre fëmijëve janë testua për substanca rreth të cilave kanë qenë të ekspozuara gjatë shtatëzanisë, por ende nuk është arritur një rezultat përfundimtar./Insajderi.com