Rritet numri i gjobave të shqiptuara për mosrespektimin e masave anti-COVID

Rritet numri i gjobave të shqiptuara për mosrespektimin e masave anti-COVID

Me rëndimin e situatës me Coronavirus në Kosovë, është rritur edhe numri i tiketave të shqiptuara për mosrespektimin e masave anti-COVID-19, njofton Insajderi.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 168 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë.

Sipas informative, shumica e dënimeve janë për shkak të mos respektimit të masave, konkretisht mbajtjes së maskës në ambiente të ndryshme. /Insajderi.com