Rritet numri i personave të lënduar nga tërmeti në Shqipëri

Rritet numri i personave të lënduar nga tërmeti në Shqipëri

Për Top Channel Sokol Bregu raportoi live nga Spitali i Traumës ku pas tërmetit kanë marrë ndihmën e shpejtë rreth 70 persona.

Nga 70 të plagosurit 52 janë nga Tirana dhe kryesisht të moshuar që e kanë pasur të pamundur të lëvizin gjatë lëkundjeve.

Vetëm një fëmijë është plagosur nga lëkundjet e tërmetit. Të plagosurit kryesisht janë çarë nga rënia e materiale prej lëkundjeve.

Lajmi i mirë është që të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.