Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive në Kosovë ka filluar të rritet, ndonëse me një ritëm të ngadalshëm, njofton Insajderi.

Meqë ditëve të fundit të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë treguar se shifrat e të infektuarve ishin më të larta se ato të të shëruarve, së fundmi tregohet se 171 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me COVID-19.

Ndërkohë dy vdekje dhe 14 raste pozitive janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Sa i përket vaksinimi, 149 mijë e 121 persona janë imunizua gjithsej në nivel vendi. /Insajderi.com