Rritet numri i turistëve në Shqipëri, vendin e parë e zënë kosovarët

Rritet numri i turistëve në Shqipëri, vendin e parë e zënë kosovarët

Numri i shtetasve të huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë në gjashtë mujorin e parë të 2017-ës është ngritur për 9,9 për qind në krahasim me vitin e kaluar, apo për 2,4 herë, me një numër prej 1,76 milionësh, sipas zyrës statistikore INSTAT, raporton SeeNews.

Shtetasit e huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë për pushime përfshijnë 32 për qind të të gjithë vizituesve ndërkombëtarë gjatë periudhës Janar-Qershor.

Apo me numër të personave gati 562 mijë pushues, në krahasim me këtë periudhë të vitit të kaluar, me ç’rast Shqipëria kishte pasur 230 mijë, transmeton Insajderi.

Vetëm në Qershor, Shqipëria është vizituar nga 437 mijë e 820 turistë, duke shënuar një rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Nga totali, 195 mijë e 48 persona nga ky numër kishin shkuar në Shqipëri për pushime.

Në qershor, pjesa më e madhe e vizitorëve, 31 për qind kanë ardhur nga Kosova, duke pasuar me Maqedoninë me 12,1 për qind dhe nga Mali i Zi me 6,5 për qind.

Shumica e vizitorëve kanë hyrë në Shqipëri përmes tokës – 76,9 për qind, 14,7 për qind nga ajri dhe 8,4 për qind nga deti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, transmeton Top Channel, në 2016-ën ekonomia shqiptare përfitoi 1.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi, duke qenë e barabartë me sa 15 për qind të prodhimit kombëtar. /Insajderi.com