Ngritja dhe rënia e PDK-së në Drenas – humbja e 10 mijë votave për 7 vjet

9 mijë e 11 vota është numri më i vogël që Partia Demokratike e Kosovës ka marrë qysh prej formimit të saj në Drenas. Qyteti që kësaj partie në vitin 2009 i kishte dhënë 21 mijë e 371 vota rënien e kishte filluar qysh prej vitit 2013 kur fitoi pak më shumë se 13 mijë vota

Ngritja dhe rënia e PDK-së në Drenas – humbja e 10 mijë votave për 7 vjet

Qyteti që tradicionalisht dhe pa asnjë dilemë në gjashtë palë zgjedhje kishte votuar kandidatin e PDK-së në Drenas, në zgjedhjet e shtata komunale, duket sikur ka ndërruar mendje.

Bastioni më i fuqishëm pas Skenderajt i partisë më të madhe në vend, PDK, po e humbet epitetin e tillë.

Zgjedhjet e para, ato të vitit 2000, PDK kishte fituar 84.5 për qind të votave. Fiks 18 mijë e 857 vota.  Dalja në zgjedhje në atë vit ishte afro 60 për qind.

Dy vite më vonë, PDK që kishte krijuar tashmë një bazë të fuqishme politike në këtë qytet, ishte përballur me një rënie. Megjithatë kishte mbetur shumicë megjithatë në këtë qytet.

Më 2002 PDK kishte marrë 17 mijë e 313 vota apo 82.2 për qind. Përqindja e votuesve ishte e njëjtë me ato të para dy viteve. Por kur zgjedhjet në Drenas ishin mbajtur përsëri në këtë qytet, në vitin 2004, PDK-ja ishte ngritur.

Kishte marrë 18 mijë e 486 vota ose 78.9 për qind, teksa në zgjedhjet e vitit 2007, kishte pësuar një rënie të madhe.

Vetëm 13 mijë e 402 vota i kishte marrë PDK-ja në vitin 2007, ose 71.1 për qind. Por tri vite më vonë, më 2009, PDK-ja ishte ngritur përsëri, fuqishëm.

Fiks 21 mijë e 371 vota ose 80.7 për qind të votave kishin shkuar për PDK-në në zgjedhjet e vitit 2009.

Megjithatë rënia e kësaj partie në Drenas, nuk ishte ndalur. Sidomos pas ndarjes në dysh, ku u formua njëherë Iniciativa Qytetare për Drenasin, tash NISMA që në zgjedhjet e së dielës më 2016 mori hiq më shumë se 9 mijë e 11 vota, ose 45.5 për qind.

Në zgjedhjet e vitit 2013, PDK-ja kishte arritur të mblidhte vetëm 13 mijë e 550 vota ose 64 për qind. Por megjithatë i kishte fituar zgjedhjet pa shkuar në balotazh.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot PDK-ja do të shkojë për herë të parë në balotazh me NISMA-n teksa afro 3 mijë vota ia mori ish-asambleisti i PDK-së në këtë komunë, Xhavit Drenori./Insajderi.com

9.011 vota, ose 45.54% – 2016

final

13,550 vota, ose  64,07% – 2013

2013

21.371 vota, ose 80.71%– 2009

2009

13.402 vota, ose 71.12%– 2007

2007

18486 vota, ose 78.96% – 2004

17313 vota, ose  26 82.20% – 2002

18 e 857 vota,  ose 84.5% – 2000